Implante Dentare

Çfarë janë
Implantet Dentare ?

Implanti është një zëvendësim artificial i rrënjës së dhëmbit i cili ankorohët në kockën e nofullës dhe mbi të vendoset një këllëf apo ure për të bërë zëvendësimin e mungesave dentare. Implanti përbëhet nga një material titaniumi.

Vendosja e implantit
Vendosja e implantit ndahet në dy faza:

Faza 1 – Është faza kirurgjikale në të cilën implanti dentar vendoset në nofull. Pas vendosjes së implantit fillon procesi fiziologjik i lidhjes së implantit me kockën që quhet procesi i osteointegrimit, i cili zgjat 3-6 muaj.

Faza 2 – Pasi implanti është osteointegruar, fillon faza e dytë që është faza protetike. Hapet implanti dhe mbi të montohet komponentët protetikë.

Mbi komponentët protetikë fiksohen këllëfi ose urat që mund të jenë materiale të ndryshme, metal-qeramikë, zirkon.

Shërbimet Tona

1. Implant dentar

2. All on 4

3. All on 6

×