Kirurgjia Maxilo Faciale

Çfarë është
Kirurgjia Maxilo Faciale ?

Kirurgjia maxilo-faciale është një degë e specializuar e kirurgjisë që merret me diagnozën, trajtimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe dëmtimeve të nofullës, kockave të fytyrës dhe strukturave të tjera të fytyrës, duke përfshirë dhëmbët, gojën, mishrat e dhëmbëve, dhe indet e buta përreth. Kirurgjia maxilo-faciale mund të përfshijë një gamë të gjerë procedurash, nga trajtimi i dëmtimeve dhe infeksioneve deri te korrigjimi i deformimeve të kongjenitale ose pastraumatike.

Llojet e kirurgjisë maxilo-faciale:

  1. Kirurgjia për dëmtimet e nofullës dhe të fytyrës:

    • Kjo përfshin trajtimin e frakturave dhe dëmtimeve të tjera që ndodhin për shkak të aksidenteve, përplasjes ose goditjeve.
  2. Kirurgjia ortognatike (korrigjimi i deformimeve të nofullës):

    • Është një trajtim kirurgjikal për të korrigjuar anomali ose defekte të mëdha të shtrirjes dhe pozicionimit të nofullës dhe dhëmbëve.
  3. Heqja e dhëmbëve dhe kirurgjia orale:

    • Përfshin heqjen e dhëmbëve të pjekurisë, vecanërisht ne qoftëse ato janë të pa eruptuara, dhëmbeve te impaktuar, dhëmbeve te infektuar etj.
  4. Trajtimi i çrregullimeve të artikulacionit temporomandibular (TMJ):

    • Artikulacioni temporomandibular është një nyje që lidh nofullën e poshtme me kokën, dhe çrregullimet në këtë nyje mund të shkaktojnë dhimbje dhe probleme në hapjen dhe mbylljen e gojës.
  5. Kirurgjia për defekte kongjenitale dhe deformime të fytyrës:

    • Kirurgjia maxilo-faciale është e rëndësishme për trajtimin e defekteve kongjenitale, siç janë çarjet e buzës dhe të nofullës (cleft lip and palate), si dhe deformime të tjera të fytyrës që mund të jenë të lindura ose të shkaktuara nga ndodhi të tjera.
  6. Kirurgjia për ristrukturimin e fytyrës pas traumës:

    • Pas një aksidenti të rëndë ose lëndimi të fytyrës, kirurgjia maxilo-faciale mund të përdoret për të rivendosur strukturën dhe funksionin e fytyrës.

Shërbimet Tona

1. Heqje dhembi
2. Heqja e dhemballes me kirurgji
3. Heqja e rrenjes me kirurgji
4. Heqja e dhemballes se pjekurise se eruptuar
5. Heqja e dhemballes se pjekurise me kirurgji
6. Heqja e dhembit te retinuar
7. Ekspozimi i kaninit te retinuar
8. Rezeksion apikal( monoradikular)
9. Rezeksion apikal (multiradikular)
10. Cistektomi
11. Kirurgji pre-proterike
12. Hemiseksion
13. Ranula
14. Gingivektomi
15. Fistul oro-antrale
16. Frenulo-plastike
17. Heqja e gurit ne kanal
18. Heqja e gurit ne gjender
19. Incizion drenim
20. Korrigjim i toruseve
21. Korrigjimi i Eksostozave
22. Ekscizion biopsi
23. Incizion biopsi
24. Prf
25. Graft palatal
26. Shtrim vertikal dhe horizontal i kockes(GBR)
27. Ngritje sinusi intra crestal
28. Ngritje laterale e sinusit
29. Kirurgji ortognotike

×